SHEFI I SHËRBIMIT TË MBROJTJES DEKLARON SE EMERGJENCA KA KALUAR. Flamur Sella, kryeshefi i Shërbimit të  Mbrojtjes dhe Shpëtimit deklaroi se ekipet e këtij institucioni janë në gjendje gatishmërije dhe po punojnë në terren duke i  pastruar rrugët e bllokuara nga stuhia e mbrëmshme.

Sipas z.Sella pjesa më e dëmtuar ka qenë rruga e kripores nga e cila kanë mënjanuar mbi 30 selvia të cilat kanë bllokuar këtë aks rrugor. Nga rënja e një pishe të lashtë ishte i bllokuar edhe komunikacioni tek rruga e Albatrosit te Belvederi. Intervenime ka pasur edhe në Mal të Bardhë, dhe në rrugën ” Nënë Tereza”, pikërisht në shtëpinë e pronarit Mollabeqiri ku era e fortë i ka zbuluar çatinë . Nga Enti Hidrometeorologjik deklarohet se cikloni është qetësuar ku rrezikshmëria ka kaluar me natën e se premtes

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET KOSOVARI PËR DHUNË NË FAMILJE
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, JUGU I VENDIT NË ALARM NGA PËRMBYTJET