Me stinën e protestave Partia Demokratike e shkodrës behet gati edhe për nje process tjetër tejet të rëndësishëm. Që tani kane nisur te hidhen zaret per pasuesin e Ramiz Cobaj në krye të partisë Demokratike ne Shkodër. Edhe pse procesi I zgjedhjeve pritet te finalizohet ne muajin korrik të këtij viti, Brenda radheve te parties demokratike kane nisur të përfliten edhe emrat per kandidatë për Kryetar të Partisë Demokratike ne Shkodër. Lista nuk është shume e gjatë, edhe pse janë të shumtë ato të cilët kërkojnë te jene kryetar të deges se parties demokratike ne Shkodër.

Helidon Bushati, Sokol Ramadani, Mark Rupa, Bujar Hoti, Xhemal Bushati, Greta Bardeli, dhe kreu actual Ramiz Çobaj, jane emrat qe perfliten per garen e hapur që do te zhvillohet Brenda radheve te demokratike te Shkodres. Nese emrat e Helidon Bushatit dhe Sokol Ramadanit, jane pak me te distancuar per vetë lidhjen e tyre me kryeqytetin, per 5 emrat e tjere duket se gara ka nisur. Ramiz Çobaj kerkon nje mandat të dytë si kryetar I Partise Demokratike te Shkodres, duke u bazuar ne shifrat fituese te deges se PD-se ne zgjedhjet lokale dhe parlamentare, megjithe 4 emrat e tjere duket se jane ne gare te forte per te percjelle nje fryme te re per partine demorkatike te Shkodres.

Mark Rupa vjen nga radhet e keshillit te Bashkise Shkodres, nje nga zerat me active ne keshillin bashkiak por edhe si dretjues I grupseksioneve te parties demokratike, cka mund te cilesohet si nje nga figurat e reja te pd-se qe pretendon te risjelle Partine Demokratike aty ku duhet. Megjithate, emri i Xhemal Bushatit, kreu te Keshillit te Bashkise Shkoder shihet si nje prej kandidateve me potenciale per te marre dretimin e Partise Demokratike, bazuar ne eksperiencen dhe reputacionin e tij ne partine Demokratike ne vite.

Jo me pak, jane te njohur edhe emrat e tjere si Bujar Hoti dhe Greta Bardeli aktualisht n/kryetare te kesaj force politike ne Shkoder. Gara ka nisur, tashme te gjithe emrat jane ne tavoline nderkohe qe per demokratet ky process eshte tejet I rendesishem pasi do te percaktoje qarte dhe do te ndeze motored edhe per zgjedhjet lokale te 2019-es.

Artikulli paraprakRASTI I ARIELES, KËMBANA ALARMI DHE NË SHKODËR
Artikulli tjetërNË SHKODRËN E 1001 PROBLEMEVE…