Në ambientet e biblotekës “Marin Barleti” ka startuar këtë të hënë “Fetsivali i Shahut” për nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës.

Një vit më parë bashkia Shkodër mbështeti aktivitetin disa ditor të zhvilluar në Qendren Kulturore të Fëmijëve, si dhe organizoi projektin “Promovimi i lojës së shahut” ku morën pjesë mosha të reja dhe dolën fitues për çdo kategori.

Ndërkohë për vitin 2018 Bashkia e Shkodrës pas mbështetjes të QKF në organizimin e garës mes shkollave 9 vjeçare vijon “Festivalin e Shahut” me organizimin e garës tashmë mes gjimnazeve.

Bernard Leka trajneri i ekipit të Vllaznisë në shah sa i përket këtij organizimi shprehet i kënaqur me pjesëmarrjen e të rinjve në këtë festival.

“Festivali i Shahut” zhvillohet në datat 16 dhe 17 prill në ambientet e biblotekës “Marin Barleti” ku fituesit në përfundim të këtij aktiviteti do të marrin certifikata dhe një shumë simbolike monetare.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN MAKINA,DYSHOHET PËR EKSPLOZIV
Artikulli tjetërVLLAZNIA TAEKWONDO KAMPIONE ME EKIPIN E FËMIJËVE