Finlandë, vritet me snajper kryebashkiakja dhe 2 gazetare

Dy gazetare lokale dhe kryetarja e bashkisë së qytetit të Imatras në Finlandë, janë ekzekutuar sot me armë snajper. Viktima të këtij sulmi janë tre femra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lindje të Finlandës, 230 km larg kryeqytetit, Helsinkit. Kryebashkiakia që ka humbur jetën është Tiina Wilén-Jäppinen, ndërsa ende nuk janë identifikuar dy viktimat e tjera gazetare. Në momentin kur kryetarja e bashkisë po shoqëronte dy gazetaret, pasi kishin dalë nga një restorant, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një armë snajper. Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, pasi vrasja e trefishtë ka ndodhur në një zonë të ku ka pasur edhe njerëz të tjerë, çka mund të rriste bilancin tragjik. “Ka pasur njerëz aty kur ndodhi sulmi. Në një vend të tillë të vogël, ky është një incident mjaft i madh dhe shumë njerëz janë të tronditur”, tha një punonjës i policisë lokale. Finlanda, një vend me 5.4 milion njerëz, ka tradita të forta të gjuetisë. Rreth 650 000 armë janë të regjistruara zyrtarisht në duart e njerëzve, por pavarësisht kësaj vrasjet me armë janë të pazakonta. Pas të shtënave fatale në një shkollë në 5 vite më parë, ligjet për armët në Finlandë jashtë shtrenguar ndjeshëm.