Një tjetër impiant modern pritet ti shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar në tërësi dhe klubit të Partizanit në veçanti.

Punimet në Kompleksin Sportiv dhe stadiumin e “FK Partizani” vijojnë me ritme të larta. Aktualisht po realizohet porta e hyrjes qendrore të kompleksit dhe stadiumit. Drejt përfundimit të plotë është sistemi qendror i kullimit të ujërave të stadiumit dhe gjithë kompleksit sportiv.

Janë prodhuar elementët konstruktivë metalikë për mbulimin e Tribunës B (përballë), ndërkohë po përfundon mbulimi tërësisht i tribunës qendrore. Vazhdojnë punimet për infrastrukturën e brendshme të ambienteve të tribunës qendrore. Ky impiant pritet të jetë gati në fund të këtij sezoni.

Artikulli paraprak‘VETMIA PO MË NGACMON NGADALË’/ ÇMENDURIA E MILIARDERIT JAPONEZ: KËRKON PARTNERE PËR TË SHKUAR NË HËNË
Artikulli tjetërRAMA: T’I TREGOJMË FQINJËVE SE SHQIPËRIA ËSHTË NJË LEKSION I RRALLË I TURIZMIT