Diego Maradona është keq. Sipas mikut gazetar Lio Pecoraro ‘nuk ka asgjë të rëndë’. Por ndërkohë frika është. Maradona ishte shtruar në klinikën e Olivos, në zonën veriore të Buenos Aires, për një sërë kontrollesh rutinë përpara se të nisej për në Meksikë.

Por mjekët kuptuan se diçka nuk shkonte dhe problemi ishte një hemorragji gastrike dhe rekomanduan një sërë analizash të mëtejshme, duke përfshirë një endoskopi dhe një kontroll mbi funksionimin korrekt të bypass-eve të stomakut.

Sapo u dha alarmi, Dieguito u vizitua në klinikë nga motrat e tij, vajzat Giannina dhe Jana dhe djali i tij Diego Junior, i cili ndodhet në Argjentinë për pagëzimin e djalit të tij Dieguito Matias.

Vetëm pak orë para këtij shtrimi në spital, agjenti i Maradonas, Matias Morla, kishte njoftuar se klienti i tij kishte arritur një marrëveshje për rinovimin e një kontrate vjetore me Dorados të Sinaloa, klubi meksikan i divizionit të dytë me të cilin ai arriti triumf në kampionat.

Megjithatë, kthimi i tij në Meksikë do të duhet të presë pasi mjekët, pasi e kanë nxjerrë nga spitali, e kanë detyruar atë të qëndrojë në Buenos Aires për t’u trajtuar. 4 janari, me sa duket është një datë që nuk sjell fat të mirë për Maradonën.

Pikërisht 19 vjet më parë, më 4 janar 2000, kampioni argjentinas ishte viktimë e mbidozës së kokainës dhe u shtrua në gjendje kome në klinikën e Cantegril në Punta del Este, Uruguaj, ku ndodhej për të kaluar festën e fundvitit.

Vlen gjithashtu të kujtojmë se gjatë Kupës së Botës, Maradona u sëmurpapritur gjatë ndeshjes kundër Nigerisë dhe ka vuajtur për disa muaj për shkak të një forme të rëndë të artritit që i bëri gjunjët e tij shumë të brishtë.