Vllaznia në futboll për femra fitoi ndeshjen e radhës në shifrat 7-0 përballë ekipit rival të Kinostudios.

Vajzat shkodrane nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim fitoren duke dominuar totalisht ndaj ekipit kryeqytetas. Nga dy gola shënuan Esmeralda Franja dhe Megi Doçi si dhe nga një gol Gruda, Mustafa dhe Pavoçeviç.

Me këtë fitore vajzat shkodrane janë të sigurta drejt titullit kampion. Para tri javësh Vllaznia e femrave arriti fitoren e 100-të në kampionatet shqiptare ndërsa kësaj here sërish ka arritur një tjetër statistikë interesante.

Katër futbolliste të saj Esmeralda Franja, Megi Doçi, Luçie Gjini dhe Arlinda Gruda kanë luajtur ndeshjen e tyre të 100-të me bluzën kuqeblu. Këta lojtare kanë arritur që të jenë në ekip që para 6 vitesh dhe deri më tani duke rrugëtuar në sukseset e shumta.

Për t’iu rikthyer ndeshjes, trajneri i Kinostudios Gëzim Gjonpalaj tha se e priste këtë humbje duke ditur që Vllaznia ka një ekip shumë të fortë që dominon prej vitesh.

Vajzat shkodrane tashmë po shkojnë të sigurta drejt titullit të gjashtë kampion. Ndërkohë skuadra tjetër e Shkodrës në futbollin e femrave AAS ka marrë një fitore të thellë 11-0 ndaj Pogradecit. Armoku realizoi katër gola, Thaçej dy dhe nga një gol Tukaj, Zabala, Sufaj, Hallulli dhe Shuto. AAS mban vendin e 7-të në kampionat me 9-të pikë.

Një fitore mori edhe Juban Danja në ndeshjen e luajtur në transfertë me Teutën duke fituar në shifrat 2-0 me golat e shënuar nga Rrotani dhe Paula Jaku. Me këtë fitore Juban Danja shkon në vendin e 5-të me 10 pikë të grumbulluara.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA GJEN FITOREN E PARË
Artikulli tjetërBANKA E SHQIPËRISË, KËSHILLI MBIKËQYRËS ME TRE ANËTARË, NUK MERR DOT ASNJË VENDIM