Arvit Bushati është kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shkodrës.

Në garën e fortë përballë Benardeta Sykut, Bushati arriti të shpallet fitues. Në votim kanë marrë pjesë 1229 votues në total. Arvit Bushati arriti që të marrë 681 vota kundrejt 525 votave që mori kandidatja tjetër Benardeta Syku. Në këtë mënyrë Bushati ka fituar bindshëm me një diferencë prej 156 votash. Pas rezultati zyrtar kreu i ri i FRPD tha se ndjehet mirë që fitoi në një garë të fortë. Objektivi i parë pas fitores është gjithëpërfshirja. Gara ishte e vështirë. Bushati nuk preferoi të flasë për listat por t’i gëzohet fitores. Kreu i FRPD tregon se pse zgjodhi të hesht deri sa doli rezultati. Përpara nisjes së procesit i pranishëm ishte edhe kryetari i PD Lulzim Basha. FRPD për rreth 8 vite u drejtua nga Gjorgjeta Hila e cila u dorëhoq duke i lënë vend të rinjve të tjerë në garën të cilën Arvit Bushati e fitoi përballë Benardeta Sykut.

Artikulli paraprakDITARI I PËRPJEKJEVE, GJOKË VATA
Artikulli tjetërEdhe Instagram fillon me numrimin e klikimeve në video