Supermodelja Gigi Hadid dëshiron të lërë botën e modelingut. Në një intervistë për Pirelli, kalendarin më të famshëm në botë, ajo tha se dëshiron që të ndjekë gjurmët e Tyra Banks dhe Cara Delevingne. Këtë të fundit nga modele tashmë janë aktore.

 

“Unë dua shumë të aktroj. Nuk dua më një punë që bazohet vetem tek look-u. Dëshiroj të luaj role të mëdha në një ose dy filma. Dua të tregohem e zgjuar dhe të luaj karaktere për të cilat jam vërtetë e interesuar”.

 

Para një viti ajo imitoi Melania Trump dhe të gjithë u surprizuan nga aftësitë e saj. 23-vjeçarja madje ka nisur të marrë pjesë në disa audicione filmash, për të parë cili është ai që i përshtatet më mirë.

 

Edhe pse një nga modelet më të paguara të momentit, duke pushtuar revistat me të mëdha në botë, Gigi mesa duket nuk i intereson më të jetë thjesht një imazh kopertine.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 3 GUSHT
Artikulli tjetërBEBE REXHA VLERËSOHET ME DY ÇMIME