SHTËPIA E ZBUKURUAR NDODHET NË QYTETIN CALLE NË GJERMANI. Një shtëpi e zbukuruar me 400 mijë drita në qytetin Calle të Gjermanisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

Shtëpia private sëbashku me kopshtin, pemët, gardhin dhe gjithçka tjetër është thjesht e mahnitshme më këtë zbukurim dritash. Prona e Rolf Vogt është bërë një vend i njohur për turistët në periudhën e festive, pasi ai ka nisur të zbukurojë shtëpinë e tij pasi u frymëzua gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 15 vjet më parë. Voght thotë se ideja i lindi në dhjetor të vitit 1999, kur ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen.Ai thotë se atë natë kanë kaluar tetë orë, duke parë shtëpitë e zbukuruara me drita dhe të gjitha ishin njëra më e bukur se tjetra.“Në atë moment më lindi ideja për të zbukuruar shtëpinë time. Mbusha dy çanta me drita dhe erdhëm në Gjermani”, thotë ai.Voght shprehet se qëllimi i tij ishte kënaqësia e familjes, duke mos parashikuar se shtëpia do të bëhëj një objekt interesant për turistët e fundivitit.Por, përpos të gjithave, për të mbajtur një shtëpi të tillë, të ndriçuar në këtë mënyrë, edhe fatura është e kripur.Vogt thotë se paguan mijëra euro vetëm për periudhën festive si pasojë e konsumit të lartë të energjisë elektike.