Vllaznia ka marrë fitoren e dytë nga po e njëjta skuadër ajo e Lushnjes që nga fillimi i Superiores e kjo gjë dukët se u ka dhënë shpresa skuadrës shkodrane përveç pikëve jetike të arritura.

Traineri Ernest Gjoka është shprehur se pavarësisht se e vështirsuan vetë lojën në fushë tashmë shpreson edhe në vazhdimin e arritjeve të rezultateve të tilla. Për trainerin Ernest Gjoka rezultati në ndeshjen me Luftëtarin duhej të ishte i pastër . Edhe pse skuadra kuqeblu gjatë 90 minutëshit kanë shpërdoruar shumë raste tekniku i Vllaznisë shprehet se ekipi duhet të jetë i qetë dhe të mbështetet sa më shumë që të jetë e mundur pasi brënda Vllaznia ka cilësi.

Tashmë Vllaznia duhet të përgatitet për ndeshjen e rradhës ndaj Luftëtarit të Gjirokastrës takim ky i cilësur si jo i lehtë për ekipin shkodranë. Vllaznia – Luftëtari do të luhet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 14:00.

Artikulli paraprakLIKA: E KEMI DETYRË TË FITOJMË NË SHTËPIN TONË
Artikulli tjetërPD REAGON PËR MUNGESËN E FONDEVE NË SHKODËR