Një grua ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka tentuar që ti japë fund jetës me thikë. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, në lagjen nr.17 të qytetit të Korçës. Në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë 59-vjeçarja F.B., e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë, njofton Policia lokale.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur gruan mes në gjendje të rëndë, duke e dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe nga aty, për shkak të gjendjes kritike, është nisur drejt Tiranës. Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se akti i rëndë, është kryer në gjendje të rënduar depresive.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës, për ndjekje të mëtejshme.

Artikulli paraprakNË PRAG TË KARNEVALEVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërSHPËRTHEN SOBA E GAZIT, DIGJET I ZOTI I SHTËPISË