Një aksident i rëndë në punë është shënuar në Tropojë. Fadromisti ka goditur aksidentalisht kolegun e tij të punës duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja është shënuar më 15 maj 2018 në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Duke punuar me fadromë në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me fadromë punonjësin e kësaj firme, shtetasin A.Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Bashkia Elbasan, i cili ka humbur jetën.

Ndërkohë policia ka arrestoi Flamur Alla, 45 vjeç, banues në Elbasan dhe Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakNDALOHET 63 VJEÇARI DYSHOHET SE LA SHTATZËNË 18 VJEÇAREN
Artikulli tjetërTENTATIVA PËR T’I HEDHUR NË ERË BANESEN, HETOHET KONFLIKTI PËR PRONAT