Pas suksesit në Shkodër, premiera “Gomari i Babatasit”, bazuar në një prej kryeveprave të At’ Gjergj Fishtës u ngjit në skenën e teatrit Kombëtar në Tiranë për tre netë me radhe.

Mijëra shikues, ndër ta intelektualë dhe politikanë përcolllën me duartokitje të pareshtura këtë kryevepër të luajtur nga 60 aktorë, trupa artistike dhe instrumentista të teatrit Migjeni.

Drejtoresha Gjeka nuk heziton të falenderojë pa masë të gjithë aktorët, punonjësit e teatrit Migjeni si dhe bandën e qytetit, ku falë punës së tyre të palodhur dhe plot dashuri shfaqja arriti të shkëlqeje dhe të përçojë mesazhin e saj tek publiku shqiptar.

Ndërkohë premiera do të vazhdojë derisa publiku të reflektojë dhe të ndërgjegjsohet, mbi politikën shqiptare. Fokus i vazhdimësisë do jetë Shkupi dhe Prishtina, në cdo vend ku ka shqipfolës.

Është pikërisht kritika Fishtjanë me akuzat e forta mbi politikën Shqiptare ku publiku kryesisht ata që kanë në dorë fatin e vendit të reflektojnë nëpërmjet ironisë, sarkazmës, dhe mallkimit që synon të përçojë mesazhi i kryeveprës .

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-19 SIGURON NJË TJETËR TROFE
Artikulli tjetërMES GROPAVE NË GRUDË TË RE