Prej shumë vitesh fshati Juban në Gurin e Zi nuk furnizohet me ujë të pijshëm.

Edhe pse rezervuari është në funksion, pompa pak më poshtë që dërgon ujin tek banorët nuk ndizet. Mungesa e ujit të pijshëm në Juban është një shqetësim sidomos gjatë stinës së verës. Në shtëpitë e fshatit Juban nuk shkon asnjë pikë ujë nga rrjeti i ujësjellësit dhe banorët janë detyruar të investojnë deri në disa milionë lekë për të vendosur privatisht tubacione për ta marrë ujë nga arat e fshatarëve të tjerë por që sërish ky ujë nuk mund të pihet sepse është i ndotur. Banorët e fshatit Juban kërkojnë që kjo situatë të zgjidhet dhe në ditët në vijim të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm duke qenë se investimet janë bërë dhe kjo mund të realizohet.

Artikulli paraprakPLANI SOCIAL NË BASHKINË E SHKODRËS
Artikulli tjetërMUNGON INTERNETI DHE ENERGJIA, QYTETARËT NË RADHË PËR PASAPORTA