Interpol Tirana ka ekstraduar në Tiranë shqiptarin nga Kosova Fatmir Maliqi, 51 vjeç, lindur në Gjilan, i cili është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për trafikim të lëndëve narkotike.

51-vjeçari kishte mundur të shpëtonte nga autoritete shqiptare duke emigruar në Holandë, por pas njoftimit për akuzat e tij Interpol Holanda bëri të mundur arrestim dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:Fatmir Maliqi, 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandën, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Artikulli paraprakGRUAJA GJENDET E MBYTUR NË PUS
Artikulli tjetër9 VJET BURG SHQIPTARIT RADIKAL