Medi Bici është anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë që do të përballet me procesin e Vettingut.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Bici ka zgjedhur të jetë prezent duke mos u përfaqësuar nga një avokat.

Trupi gjykues drejtohet nga Xhensila Pine dhe anëtaret Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari. Vendimi për të do të merret në datë 31 korrik në orën 14:45.

Problem për Bicin është pasuria fillestare e tij, ku për secilën prej aseteve ai deklaron si burim të ardhurat nga puna dhe ndihma e vëllezërve emigrantë në Itali, pa specifikuar kontributin e secilit prej tyre.

Sipas raportit të ILDKP-së, Bici rezulton me pasaktësi, deklarim të rremë, fshehje dhe mosjustifikim pasurie.

Bici është mbrojtur duke u shprehur se të gjitha provat e duhura i ka paraqitur të plota, të noterizuara dhe me vulë apustile, kështu që sipas tij, ILDKP përpara se të arrinte në përfundime duhet ta thërriste për të dhënë shpjegime pasi ai ka siguruar edhe 11 prova të reja.

Me kërkesën e Bicit për dorëzimin e dokumenteve të reja, KPK ka vendosur t’i pranojë.

Pas hetimit të bërë nga KPK rezulton se Bici në pronësi të tij ka: një vilë 4 katëshe në Tiranë, me sipërfaqje 430 m2, ndërtuar në vitet ‘93-‘96 si objekt pa leje dhe legalizuar në 2011,

për të cilën ka mospërputhje në deklarata për sipërfaqen, katet dhe vlerën e investimit; tokë bujqësore në Manëz me sipërfaqe 2 mijë m2; autoveturë Craisler me vlerë 10 mijë euro dhe llogari bankare 1.8 mln lekë kursime.

Bici ka justifikuar pasurinë duke deklaruar se vlera e subjektit është 6 milion lekë ndërtuar me ndihmën e vëllezërve; gjithashtu prej tyre ka marrë ndihmë për shkollimin e fëmijëve me shumën 10 mijë euro,

dhurim i cili është pranuar nga vëllai por pa dokumente; makina është blerë nga kursimet dhe nga shitja e makinës së parë, po ashtu edhe llogaritë bankare me vlerë 1.8 mln lekë i ka nga kursimet.

E gjithë çështja është tek shtëpia, ndërtimi i së cilës ka zgjatur ndërtimi 3 vjet. Kur e nisa kisha kursimet e vitit 1993.

Që prej vitit 1996 askush nuk vendosi dorë në shtëpi. Deri në vitin 2014 që nisi djali punë kam qenë vetëm unë rrogë në shtëpi. Bashkëshortja ka rritur fëmijët. Kjo është arsyeja që vëllai më ndihmoi për studimet e djalit.

Kam 41 vite punë, nga të cilat 21 vite i kam në minierën e Valiasit. Shtëpia ime është në zonën më të varfër të Tiranës.

As nuk kemi udhëtuar. Unë dhe familja ime skemi asnjë vulë jashtë vendit veç vizitave zyrtare. Fëmijët tanë kanë qënë ekselencë në mësime dhe kanë përfituar bursë nga Bashkia pasi ne nuk patëm mundësi që t’i shkollojmë jashtë vendit.

DSIK ka sjellë një raport pozitiv përsa i përket figurës së gjyqtarit Bici, duke deklaruar se është i pastër; ka aftësi të zbatuese të ligjit dhe ka aftësi arsyetimi ligjor. Hetimi i DSIK ka hedhur poshtë edhe 15 denoncime nga ana e publikut.

Nga ana e tij, Boci ka përgëzuar Komisionin për ekspertimin e bërë duke u shprehur më pas se shpreson për një rikonfirmim në detyrë.

Në 7 korrik 2019 më mbaron mandati, kam edhe 11 muaj, ndaj edhe kërkoj rikonfirmimin në detyrë. Kam dhënë 3 dënime me vdekje. Dhjetra të përjetshme, qindra të tjera të rënda. Nuk më është refuzuar asnjëherë viza në ndonjë vend të BE. Kam vizë edhe në SHBA.

Bici është kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.