Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë ku rrufeja goditi tre persona duke lënë një të vdekur dhe dy të plagosur në fshatin Suka të njësisë Dajç në bashkinë Shkodër.

Veronika Luka humbi jetën ndërsa u plagos bashkëshorti i saj Cin Luka dhe shtetasi Ndok Vija.

Pas kësaj ngjarje inxhinieri elektrik Mark Lleshi tregon se fuqia nga shkarkimi elektrik është shumë e madhe ndërsa kjo është e paevitueshme në fushë të hapur siç ishte rasti i një dite më parë.

Inxhinieri Lleshi jep nga ana e tij disa këshilla në kohën kur fermerët punojnë në arat e tyre se si të mbrohen nga rrufetë.

Stina e verës është më e rrezikshme sa i përket rrufeve që shkarkohen në tokë ndërsa inxhinieri tregon arsyet.

Veronika Luka e cila humbi jetën nga rrufeja dhe bashkëshorti i saj Cin Luka bashkë me shtetasin Ndok Vija po punonin me një traktor në arë duke mbajtur ushqim për bagëtitë kur papritur u goditën nga rrufeja.

 

Artikulli paraprakVRASJA E HERMES BEQIRIT, SHTYHET SEANCA GJYQËSORE
Artikulli tjetërMES JETESËS SË VËSHTIRË TË PREKALIT