Sot është dita kombëtare e fëmijëve jetimë. Më herët edhe presidenti Ilir Meta bëri apel për të treguar më shumë përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre.

Me këtë rast edhe Ismail Kadare dhe Helena Kadare kanë organizuar një takim me disa fëmijë jetimë të apasionuar pas veprave të shkrimtarit të madh. Në këtë takim fëmijët shfaqën interes jo vetëm për veprat e shumta të Kadaresë por edhe për jetën personale.

Ndër të tjera, shkrimtari Kadare tregoi dhe disa nga ngjarjet që ka përjetuar në kohën e komunizmit, duke u shprehur se të bëje letërsi në atë kohë ka qenë e vështirë. Për të, ngjarjet e asaj periudhe kanë qenë dramatike.

Të entuziazmuar nga historitë e rrëfyera, fëmijët nuk u larguan pa marrë dhe një shënim në librat e shkrimtarit që mbanin në duar.

Artikulli paraprakME 304 KM/H, SHOFERI, KAPET NGA POLICIA
Artikulli tjetërNESËR PROTESTË, VONESA DHE ANULIME TË FLUTURIMEVE NGA TIRANA DREJT ITALISË