STATUSI I IZMIRA ULQINAKUT

Fryma e shpresës dhe e besimit te Partia Demokratike dhe opozita ndjehet në Pukë e Fushë Arrëz.

E vetmja alternativë është Partia Demokratike. Shqipëria do bëhet.
Askush më në këto anë nuk beson te Rilindja! Ata e kanë rrënuar vendin!

Shembulli tipik i rrënimit dhe shkatërrimit Rilindas është Kryetari i Bashkisë. Droga dhe krimi janë sinonimi i tij, i Ramës dhe i gjithë bandës së tyre.
Fran Tuci duhet të japë dorëheqjen!

Për ndryshe qytetarët do ta ndëshkojnë me votën masive.
Fushë Arrëzi tashmë ka vendosur për ta mbyllur këtë kapitull të errët të Rilindjes, e trafikantëve në drejtim dhe të kthejë sytë nga Partia Demokratike.

Rama dhe Rilindja tashmë janë e shkuara e zezë e këtij vendi, e cila rrënoi ekonominë dhe vrau të ardhmen e të rinjve. E ardhmja i takon Partisë Demokratike.

Strukturat e PD Pukë e Fushë Arrëz, së bashku me qytetarët e ndershem janë gati për t’i sjellë ndryshimin e merituar vendit.

Sot në mbledhje me strukturat kryesore të PD, në organizim për fitore!

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET 29 VJEÇARI PËR LLOGARI TË ITALISË
Artikulli tjetërPËRGJEGJËSI HOXHA: AKADEMIA VLLAZNIA S’ËSHTË E FRYRË