Në Kalanë e Shkodrës kanë filluar punimet të cilat konsistojnë në ndërhyrje tek oborri i i tretë i saj , në kullën perendimore dhe në muret perimetral perendimor.

Muret rrethuese po konsolidohen e gjithashtu po bëhen plotësime në faqet e brendshme dhe të jashtme.

Përgjegjësi i sektorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Helidon Sokoli tha se në kalanë e Shkodrës po bëhet një punë mjaft e mirë e cila si në ndërhyrje të mureve ashtu edhe në mirëmbajtjen e vazhdueshme.

Edhe kalaja e Drishtit shumë shpejt pritet që ti nënshtrohet rikonstruksionit.Lajmin e bën të ditur vetë përgjegjësi i këtij sektori.

Nga ana e jashtme e mureve të kalasë do të realizohet edhe heqja e vegjetacionit në mënyrë mekanike dhe më pas duke e trajtuar me pesticide, ndërsa pas heqjes së vegjetacionit do të bëhet mbushja e mureve dhe fugatimi i plotë i tij.

Kalaja e Rozafës është një nga objektet historike dhe fortifikuese më të mëdha në vendin tonë, duke i pasur të ruajtura mirë muret rrethuese, kjo kala përfaqëson një nga fortifikimet më të plota në Shqipëri.

 

Artikulli paraprakOSHEE, ISUFI: INVESTIME PËR ENERGJINË NË VELIPOJË
Artikulli tjetërSPITALI, MASMALAJ DREJT LARGIMIT SI DREJTOR