Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjet drogë në makinë.

Arben Leka, banues në Berat, u arrestua gjatë orëve të natës në vendin e quajtur “Rotondua e Plugut”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga Leka u gjetën dhe u sekuestruan 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakU JEPTE 3 EURO DHE I PËRDHUNONTE, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërU ARRESTUA PËR 3.4 MLN EURO NË AUTOMJET KËRKON LIRINË: DO SHKOJ NË SHKOLLË