Kapet një gomone në Tale të Lezhës

Një gomone e madhe është kapur në bregdetin e Tales. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, gjatë kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar një gomone 4.1 metra e gjatë, me një motor. Sipas policisë, kanë nisur hetimet në lidhje me 36-vjeçarin me inicialet O. T., banues në Mamurras. Ky person dyshohet se në afërsi të zonës Tale, u kap me një gomone 4.1 m e gjatë, me një motor tip “Honda 30“, pronë e qytetarit me inicialet K. H., mjet i pa regjistruar. Kjo gomone është bllokuar me cilësinë e provës materiale.

Artikulli paraprakEKZEKUTIMI I SHQIPTARIT NË EKUADOR, NGA NJË TJETËR SHQIPTAR
Artikulli tjetërLUKSENBURGU FITON 2-1 ME PERMBYSJE MIQESOREN ME SHQIPERINE