Pas radhësh të gjata të krijuara është normalizuar situata në Kapshticë.

Ka nisur pas disa orësh kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve drejt Greqisë

Në doganën tonë, ka radhë kamionësh dhe mjetesh të vogla që presin të përpunohen. Që prej ditës së djeshme pala greke në pikën doganore të Kapshticës nuk ka lejuar kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë.

Që pas njoftimit të djeshëm nga policia kufitare shqiptare, në pikën e kalimit në Kapshticë ka pasur radhë të gjata të këtyre automjeteve, të cilat janë në pritje të një urdhëri të dytë për lejimin e kalimit.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek,

nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor.

Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë”, tha policia në njoftimin e një dite më parë.

PUBLICITET