Fale golit vendimtar te shenuar ndaj Atletico Madrid, argjentinasi i Barcelones, Lionel Messi, ka perforcuar pozitat mes pretendenteve ne klasifikimin e deritanishem per fitimin e Kepuces se Arte 2016/17 me 40 pike.

Gonzalo Higuaín dhe Edin Dzeko, te cilet shenuan gola ne fundjave, jane ndjekesit e tij bashke me Edinson Cavani, i cili shenoi golin e 26-te ne 25 ndeshje ne Liogen 1 franceze me PSG. Jo larg tyre jane edhe shenuesit e Bundesliges, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Robert Lewandowski. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka shenuar dy gola ne ndeshjen ndaj Friburgo, ndersa polaku shenoi tre gola ne fitoren e thelle 8-0 te Bayern ndaj Hamburgut.