Një sasi e madhe kanabis është sekuestruar gjatë mbrëmjes së djeshme. Aksioni është bërë në Brindisi. Në fakt gjetja e drogës ka qenë rastësore pasi policia e Brindisit ishte duke kërkuar autorët e tre grabitjeve kur ka rënë në gjurmët e sasisë së konsiderueshme të kanabisit ‘Made in Albania’.

Kanë qenë karabinierët e stacionit të Latiano-s të cilët po ndiqnin një pistë për zbulimin e tre grabitjeve kur kanë gjetur sasinë e drogës në zonën e Francavilla Fontana dhe e kanë sekuestruar, shkruan SYRI.net.

Operacioni mësohet se po vazhdon, pasi është në kërkim një person i cili është larguar në momentet e fundit, ndërsa mamaja e tij është ndaluar.

Artikulli paraprakVODHI MATERIALE NDERTIMI PRANGOSET 41 VJEÇARI
Artikulli tjetërMBLIDHET ASAMBLEJA E K.F VLLAZNIA SH.A.MIRATOHEN FONDE SHTESE