Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në një përrua, në fshatin Delvinë. Bëhet fjalë për personin me iniciale M.I, 79 vjeç, banues në Delvinë, Përmet.

Nga hetimet e kryera rezulton se 79 vjeçari ka qenë duke kërkuar bagëtitë, e në mënyrë aksidentale ka rënë nga një lartësi rreth 200 metra, ku si pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2018, rreth orës 00:30, në fshatin Delvinë, në një përrua është gjetur i pa jetë shtetasi M.I, 79 vjeç, banues në Delvinë, Përmet.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ka qënë duke kërkuar bagëtitë e në mënyrë aksidentale ka rënë nga një lartësi rreth 200 metra ku si pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakARRESTOHET PUNONJËSJA E POLICISË NË RINAS, LEJOI KALIMIN E 7 TURQVE PA I REGJISTRUAR NË SISTEM
Artikulli tjetërSHKODËR, 2096 FAMILJEVE U HIQET NDIHMA EKONOMIKE