Problematika e hedhjes së materialeve inerte në lumin “Kir” vazhdon të mbetet kritike. Persona jo të përgjegjshëm vazhdojnë të hedhin një numër të madh të tilla materialesh,

 

duke e ndotur edhe më shumë brigjet e këtij lumi, sidomos përgjatë natës.

Megjithatë, automjetet e tonazhit të rëndë nuk kanë aspak frikë të bëjnë të njëjtën punë edhe në ditën për diell.

E gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së një vend-grumbullimi të materialeve inerte. Është thënë shpesh herë për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për

hedhjen e këtyre materialeve tejet problematike, megjithatë deri më sot akoma nuk dihet se çfarë do të bëhet.

Në jo pak raste ka patur edhe premtime se të gjithë ata që do të goxojnë të hedhin inerte në ujërat e Kirit do të përballen me forcën e ligjit, megjithatë, siç mund t’a shohim edhe përmes pamjeve tona, kjo gjë vijon të bëhet edhe në mes të ditës.

Lumi Kir është një ndër perlat që i ka falur natyra Shkodrës, përderisa hedhja e inerteve prish imazhin e tij dhe ndot të gjithë hapësirën përreth.

Lumi “Kir”, edhe pse gjatë stinës së verës thahet, vijon të mbetët një ndër pikat më strategjike të zhvillimit të turizmit.

 

Artikulli paraprakAKU VIJON AKSIONIN PËR PRODUKTET E QUMËSHTIT
Artikulli tjetërDITËT E FESTAVE, HYRJE FALAS NË KALA