Shkolla 9-vjecare e fshatit Kir në njësinë administrative Pult dikur ka qënë djepi i arsimimit në këtë zonë, ndërsa tani ka përfunduar në një gërmadhë pa identitet si rezultat i indiferencës.Godina është e amortizuar plotësisht, pa dyer pa dritare dhe pa cati.

Ndërsa brenda ngjason më keq sesa kur një zonë del nga lufta. Prej disa muajsh nxënësit janë larguar që aty dhe bëjnë mesim tek një ambjent që ia ka ofruar kisha.

Ndërsa vetë shkolla shërben si stallë bagëtish.Sipas banorit të fshatit “Kir” Kol Noshi prej 4 vitesh kjo shkollë nuk është funksionale ndonëse për rikonstruksionin e saj në kohe fushatash janë dhënë premtime

Prindërit e fëmijëve kërkojnë ndërtimin e shkollës. Rrjeti elektrik shpesh herë bën masë, pasi nuk përballon dot në dimër ngrohjen me korrent një problem i cili ka rrezikuar djegien e godinës , duke vënë ne rrezik serioz fëmijët dhe mësuesit në kohen kur aty behej mësim.

Duke se është e largët dita se kur kjo zonë do të bëhet me shkollë të re, përderisa është gjetuir zgjidhja momentale që fëmijët mësojnë tek një ambjent pranë kishës së fshatit.

Artikulli paraprakDRKK SHKODËR, MASAT PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërRRUGA E DUKAGJINIT MES JETËS DHE VDEKJES…