Komisioni i Sigurisë ka diskutuar sot propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor. Zv/ ministri i Brendshëm Julian Hodaj ka propozuar që të dyfishohet gjoba për të gjithë shoferët që do të kapen duke përdorur celularin në timon.

Duhet të dyfishohet gjoba për drejtuesit e mjeteve që kapen duke folur në telefon në timon

Ndërsa deputeti i PS, Ndreu ka propozuar për drejtuesit me patenta të huaja që qarkullojnë në vendin tonë që të aplikohet gjoba maksimale dyfish i vlerës së përcaktuar në Kod për shkeljen e konstatuar, e më pas çdo drejtues ta marrë automatikisht patentën pa iu bllokuar.

Për të shmangur sorollatjet nëpër institucione, të aplikohet dyfishimi i masës administrative për drejtuesit e mjeteve me patenta të huaja.

Propozimet kanë marrë dakordësinë e deputetëve socialistë, ndërsa opozita nuk ka qenë e pranishme në seancën e sotme në Komisionin e Sigurisë, pasi ka vendosur që të bojkotojë punimet.

Artikulli paraprakKOMISIONERI HAHN, JAVËN E ARDHSHME NË TIRANË
Artikulli tjetërBREGDETI I JUGUT PERLA E TURIZMIT DETAR, GJIPEA MË BEFASUESJA