Goditet nga policia greke në Janinë një grup që trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis, që drejtohej nga një shqiptar.

Në pranga ranë tetë persona, tre nga të cilët nga Shqipëria, ndërsa mes të arrestuarve janë edhe dy gra greke.

Mediat greke theksojnë se koka e grupit, që është një 31- vjeçar transportonte drogën nga Shqipëria. Policia greke ka sekuestruar gjatë kontrollit 326 gr heroinë, 36 gr kokainë, disa doza kanabis, 3400 euro, 11 telefona dhe sende të tjera.

Ndërkohë që në ditët e fundit po në vendin fqinj po vijon një operacion për goditjen e një grupi.
kriminal të trafikut të drogës, teksa dje u gjetën dhe u sekuestruan 1 ton 172 kg marijuanë, e ndarë në 106 pako