Rreth 170 nxënës të komunitetit rom egjiptian dhe dhe maxhorancë kanë frekuentuar këtë vit shkollën “Liria” të qytetit të Shkodrës.

Sipas pretendimeve të drejtorit të shkollës Petrit Proni ky vit shkollor ka nisur mjaft mirë për këtë instuitucion, të gjithë nxënësit janë pajisur më të gjithë bazën mësimore, dhe gjithcka po vijon më së miri.

Në këtë vit shkollor vihet re një pjesmarrje e kenaqshme nga nxënësit e klasave të para.

Ndërkohë drejtori i shkollës thekson se problematike vijon të mbetet transporti i nhxenesve nga kampi Dubai drejt shkollës Ajasëm.

Për këtë ai është drejtuar bashkisë Shkodër dhe pritet që së shpejti ky problem të marrë zgjidhje.

Shpërndarja e librave falas këtë vit ka favorizuar atë pakicë nxënësish të lagjes Ajasëm të cilët studiojnë në këtë shkollë pasi kështu kanë mundur të pajisen më tekstet shkollore.

 

Artikulli paraprakNDARJA E ÇMIMEVE NË AKADEMINË E SHKENCAVE, FLET RAMA: DRAFTI PËR REFORMIM TË KTHEHET NË LIGJ
Artikulli tjetërEMIGRIMI, ANA E MALIT PO BOSHATISET DITA-DITËS