Pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së sot do të konstituohet edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja ka nisur prej orës 10:00 në Gjykatën e Lartë.

Ky Këshill pritet të zhbllokojë ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke përzgjedhur kandidatët që plotësojnë kushtet për t’u bërë anëtarë të kësaj gjykate. KED në mbledhjen e parë drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.

Pjesë e KED janë kryeprokurorja Arta Marku, Vitore Tusha, Ardian Dvorani, Fatmir Islamaj, Margarita Buhali, Fatjona Memçaj dhe Eriol Roshi, ndërsa zëvendësues janë Medi Bici, Gurali Brahimllari dhe Klodiana Veizi.

Në mbledhjen e parë të KED, ka vëzhgues të PD, Alibeaj, Euralius, OPDAT, Presidencës dhe Avokatit të Popullit.

Artikulli paraprakJO VETËM GREQIA, KRYEMINISTRI SHËRBEN SI MINISTËR I JASHTËM EDHE NË IZRAEL, HOLANDË, ETJ
Artikulli tjetërPD MBLEDH TË SHTUNËN KËSHILLIN KOMBËTAR PËR ZGJEDHJEN E KRYESISË