Prej rreth 30 vitesh, mbi 15 mijë banorë të qytetit të Koplikut në Bashkinë e Malësisë së Madhe furnizohen vetëm nga 2 orë në ditë me ujë të pijshëm.

Kjo është e cuditshme që në Koplik të ketë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, pasi si për ironi të fatit , ky qytet ndodhet vetëm 3 km larg nga liqeni i Shkodrës, që është edhe liqeni më i madh në Ballkan.

Mungesa e ujit ndër vite ka bërë që banorët të vendosin nëpër tarraca depozita. Pallatet në qendër të qytetit të Koplikut, të ndërtuara para viteve ‘90 paraqesin rrezik të madh shembjeje për shkak të peshës së madhe të depozitave të ujit të vendosura në tarracat e tyre.

Në kohë fushatash elektorale premtimet nga deputet dhe drejtues lokal kanë qënë parësore, por në realitet situata paraqitet krejt ndryshe.

Burime pranë bashkisë Malësi e Madhe bënë të ditur se problemi i ujit të pijshëm për këtë qytet pritet të gjejë zgjidhje me investimin e filluar në ujësjellësin e ri.

Gjithsesi për qytetarët e Koplikut investimi për ujsjellësin mbetet thjesht një premtim, për sa kohë ato janë pa ujë të pijshëm.

 

Artikulli paraprakMILANI LARGON PRONARËT KINEZË, JA KUSH DO TË JETË PRESIDENTI I RI I KUQEZINJVE
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK, SHKODRA NJË “MAL” ME PROBLEME