ONM i rekomandon Komisionerëve Publik të anikmojnë vendimin për rikonfirmimin në detyrë të Bashkim Dedjas në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin për shtyp të Komisionerëve Publik thuhet:

Në datë 13.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtën datë, 13.07.2018,

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018.

Artikulli paraprakKAPET DROGE,5 SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetërZJARR NE NJE KALLAMISHTE,RREZIKOHEN BANESAT NE LEZHE