Besimtarët katolik në të gjithë botën festojnë këtë të diel, të dielën e larit, e cila në edhe në Shkodër është kremtuar si çdo vit, përmes simbolikës së saj të veçantë. Zakonisht besimtarët i çojnë në shtëpi degët e palmave,

të larit apo të ullinjve për t’i ruajtur si simbole paqeje, duke e shkëmbyer një pjesë me të afërmit e miqtë.

Në këtë ditë të veçantë, edhe famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palasj, jep urimin e tij special, i cili vjen pikërisht një javë para ditës së Pashkëve,

dita e ringjalljes së Krishtit.
Liturgjia e së Dielës së Larit kremtohet duke nisur nga një vend jashtë kishës, ku besimtarët mblidhen rreth meshtarit, që ua bekon rremat e larit.

Më pas nis procesioni deri në Kishë.

Në këtë të dielë meshtari, ndryshe nga të gjitha të dielat e tjera të Kreshmëve (përveç së katrës, në të cilën mund të veshë paramente rozë) vishet me të kuqe.