Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e ‘Astirit’ mesditën e sotme.

Sipas policisë, ka pasur një krismë pistolete, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë.

Informacion paraprak i Policisë së Tiranës:
Më datë 10.06.2018, rreth orës 13:10, në zonën e Astirit në Unazë të Re, ka patur një të shtënë në ajër me armë zjarri.

Nga verifikimet e deritanishme nuk ka njerëz të lënduar.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.

Artikulli paraprak20 VJEÇARI GJENDET I PLAGOSUR RËNDË PRANË SPITALIT
Artikulli tjetërU NIS NGA VLORA, ITALIANËT KAPIN 2.5 TON KANABIS