Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar nga Policia, këtë herë ngjarja ka ndodhur në Devoll dhe ka për protagonist, kryefamiljarin, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj gruas dhe fëmijës së tij.

Sipas Policisë vendore mësohet se, “u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Ç. A., vjeçe 32 dhe djalin e mitur L. M., vjeç 8, banues në Devoll, pasi në banesë, bashkëshorti, shtetasi E. A., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre”.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 02. 09.2 018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Ç. A., vjeçe 32 dhe djalin e mitur L. M., vjeç 8, banues në Devoll, pasi në banesë, bashkëshorti, shtetasi E. A., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006“, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Artikulli paraprakVODHËN 100 MIJË EURO SENDE ME VLERË, DËNOHEN TRE SHQIPTARË
Artikulli tjetërAKSIDENTOHEN TRE MJETE, PLAGOSEN TRE PERSONA