Një dukuri e veçantë natyrore ka ndodhur në Turqi, ku një pemë limoni nuk i rrit frutat e tij në formën që jemi mësuar të gjithë, por në formën e specave. Kjo pemë limoni e veçantë ndodhet në një plantacion agrumesh në Dortyol, në bregdetin jugor turk të Detit Mesdhe.

Në një intervistë për televizionin turk TRT, pronari i plantacionit, Sinan Uckun, ka thënë se ishte befasuar pa fund kur ka parë frytet e limonit në formën e specave. Ai ka vënë në dijeni ekspertët fushës së bujqësisë për dukurinë e rrallë natyrore. Kreu i Zyrës lokale për Bujqësinë dhe Blegtorinë, Ihsan Inal, ka thënë se kjo është një anomali e rrallë natyrore, gjë që zakonisht ndodh për shkak të pllenimit të pamjaftueshëm të luleve para formimit të fryteve.