Makina përplas për vdekje 60-vjeçarin me motoçikletë

Një 60-vjeçar është aksidentuar për vdekje pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku një makinë përplasi një motoçikletë me të cilën po udhëtonte shtetasi Sh.Gj. “Më datë 18.09.2017 rreth orës 15:45 , tek kthesa e Manzës, një mjet tip Ford me drejtues shtetasin D.F. është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin Sh.Gj. 60 vjeç, banues në Radë. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë drejtuesi I motorçikletës. Drejtuesi I mjetit është shoqëruar në polici për tu pyetur mbi rrethanat e ngjarjes”, sqaron policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakI RIU LEZHJAN SHANTAZHON TË MITURËN,I KERKON 7 MIJE EURO
Artikulli tjetërZGJEDHORJA, RAMA-BASHËS: PJESË E PAKETËS SË 18 MAJIT, JO KUSHTE