Marinarët shqiptarë bllokohen bashke  me anijen në Libi

Një anije shqiptare me emrin ENVI 1 e ngarkuar me materiale ndërtimi është kapur nga Rojet Bregdetare të Libisë më 15 Shtator, në Zawya. Anija dyshohej se transportonte ilegalisht materiale ndërtimi, duke përfshirë rërën, të cilat ishin ngarkuar në portin e Zawya-s, shkruajnë mediat. Ndërkohë anija është ankoruar në këtë qytet qysh nga ora 07:00 me orën lokale të datës 16 shtator. Ekuipazhi ka në përbërje 8 persona, shqiptarë dhe të malazezë. Por kush janë 5 marinarët shqiptarë që gjenden të bllokuar në Libi? Emrat e marinarëve: Xhodet Çelaj Artur Selimaj Maliq Bushat Avni Buzi Jurgen Balla Siç shihet edhe nga fotoja anije ENVI 1 qëndron e bllokuar nën emrin e mëparshëm që ka patur.

PUBLICITET