Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.Gjyqtari Bip Ndreca ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të dhënë më herët për ta. Nga 34 te ndaluarit , 24 jane lene me mase sigurie “arrest me burg”, per 8 eshte vendosur” arrest shtepie”dhe per dy femrat e ndaluara , njera me femije foshnje,eshte vendosur” detyrim paraqitjeje”.

Pas vendimit, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Maks Haxhia, e cilësoi një proces skandaloz dhe antiligjor.

Maks Haxhia: Fatkeqësisht ju sot nuk ishit në sallë dhe ky ishte një skenar i mirërregulluar dhe mirëfunksionuar. Juve fillimisht u dhënë informacion nga Prokuroria, ju atë informacion e hodhët në opinion. Por po të ishit sot në sallë do të krijoni një opinion tjetër.

Proces më skandaloz, qesharak dhe antiligjor nuk kam parë ndonjëherë në 37 vjet të karrierës sime.Dy ish deputetët PS kërkojnë veçimin e dosjes nga ajo “Vol-vo 4”

Paraditen e sotme, të shoqëruar me policë dy ish deputetët Arben Çuko dhe Arben Ndoka kanë hipur në makinën e policisë për tu dërguar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Sot është seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Avokatët kanë kërkuar që dosja e tyre të veçohet nga ajo e të arrestuarve në kuadër të operacionit Vol-vo4 për akuzën e trafikut të drogës dhe grup të strukturuar kriminal.
Arben Çuko akuzohet si i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën shtetërore. Ndërkohë Ndoka akuzohet për “tjetërsim prone”

Emrat e dy ish deputetëve kanë dalë nga përgjimet e Prokurorisë prej vitit 2016 ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.

Nga përgjimet rezulton se ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari si vrasës me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ndërkohë ish-deputeti, Arben Ndoka, ka qenë në dijeni të trafikut të drogës nga nipat e tij dhe është implikuar në tjetërsimin e pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë.

Në kuadër të operacionit “Vol-vo4 ” janë arrestuar 27 persona të cilët të gjithë do të dalin sot për masë sigurie.