Nëntë punonjës të një Call Center-i janë arrestuar, ndërsa 6 janë në kërkim dhe 5 po hetohen në gjendje të lirë, pasi i kanë vjedhur mbi 500 mijë euro një kompanie të huaj telefonike.

Operacion policor i koduar “Çentralisti” u finalizua pas një pune intensive hetimore 8 mujore, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018.
Të arrestuar;
J. F., 36 vjeç, banues në Tiranë;A. V., 30 vjeç, banues në Fier;E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë;F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë;S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë;A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë;O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë;D. O., 25 vjeç, banues në Tiranë;
Skema e vjedhjes
Personat e arrestuar kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme.

Ata akuzohen se kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135/2 i Kodit Penal”.

Artikulli paraprakI JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT SADIJE AGOLLIT
Artikulli tjetër11 PUNONJËSVE TË ARRSH-SË IU NJOFTOHET SHKARKIMI, MES TYRE ISH-DREJTORI QËNDRO