Mbyllet votimi per bashkine e Kolonjes, pjesmarrja 49.6%.Kandidojnë Ilia Stefo i PS e Dritan Hajro i PAA

ERSEKE-Bashkia e Kolonjës votoi sot për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, pas ndarjes nga jeta të Arben Malos, rreth dy muaj më parë. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 në të 36 qendrat e votimit, në 8 njësi administrative të kësaj Bashkie. Në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kolonjës u thirren 16 700 votues. Në garë për bashkinë e Kolonjës kandidojnë Ilia Stefo i mbështetur nga Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE) dhe Dritan Hajro, kandidat i PAA-së, i mbështetur nga koalicioni i djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet (APPD). Rreth orës 18:15 minuta, zyrtarisht u mbyll votimi ku pjesëmarrja u shënua në masën 49.6%. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në orën 18.00 ka përfunduar procesi i votimit. Sipas të dhënave të përcjella nga QV-të në Qendrën e të Dhënave në KQZ, pjesëmarrja në votimet për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, rezulton si më poshtë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se procesi i votimi ka qenë i qetë dhe se në asnjë nga 36 qendrat e votimit nuk ka munguar asnjë nga elementët që parashikon Kodi Zgjedhor si bazë materiale zgjedhore. Bashkëpunimi i komisionerëve të Qendrave të Votimit me KQZ-në, duke komunikuar në kohë reale dhe korrekte për të përcjellë të gjithë dinamikën e procesit të votimit, solli informimin korrekt dhe të saktë të opinionit publik. Aktualisht, komisionerët e Qendrave të Votimit po dorëzojnë materialet zgjedhore nga QV-të në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 73, ku ndodhet edhe Vendi i Numërimit të Votave. KZAZ-ja ka emëruar anëtarët e grupeve të numërimit që do të numërojnë fletët e votimit dhe Administrata e KQZ-së do t’i trajnojë ata, ndaj ju bëjmë thirrje që të marrin pjesë në trajnim, sepse trajnimi i tyre është faktor kyç në mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave. Procesi i numërimi i votave duhet të fillojë mënjherë sapo baza materiale të jetë dorëzuar nga të gjithë Qendrat e Votimit në VNV, dhe në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor, numërimi duhet të vijojë pa ndërprerje.Sipas informacioneve, djali i kryetares së PS-së në Barmash është goditur me sende të forta nga disa persona. Simpatizanti Gledis Zaçe është goditur nga disa persona nga Shijaku. Mësohet se Zaçe është qëlluar nga persona të ardhur në Kolonjë nga zona të tjera dhe dyshohet se dhunuesit janë nga Elbasani ose Shijaku. Ata janë mbështetës të kandidatit të opozitës, Dritan Hajro.

Artikulli paraprakLIVING – 20.11.2016
Artikulli tjetërMBYLLET NE TIRANE SAMITI I DIASPORES.PERSHENDET ILIR META