Mbyllet Samiti i Diasporës, Meta: Detyrim të madh ndaj jush

 

Në mbyllje të Samitit të Diasporës, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në fjalën e tij tha se është çasti për të shprehur një detyrim ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë. Meta tha se Diaspora dhe shteti shqiptar janë të lidhur ashtu si degët janë të lidhura me pemën. Meta: Ndaj ne duhet të pohojmë me zë të lartë sot që jemi krenarë për ju dhe përfaqësimin tuaj të denjë në botë. Pikërisht për këtë besoj se është çasti për të shprehur një detyrim të madh ndaj jush. Asnjëherë nuk është vonë për të kuventuar, ashtu si ju keni bërë këto ditë. Asnjëherë ne në Shqipëri nuk duhet të harrojmë se ju keni në çdo çast nevojë të ndjeni pranë jush shtetin dhe vendim amë. Ashtu si trungu i një peme ka nevojë për degët e tij, sado larg apo e vogël është ajo ashtu edhe çdo degë e tij ndjen nevojën e mbështetjes në një trung të fortë dhe të shëndetshëm. Kjo është edhe një marrëdhënie jetësore mes diasporës dhe shtetit tonë.Mbremja Gala me rastin e mbylljes se Samitit te pare te Diaspores u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve ku u ndane dhe çmimet “Shqiponja e Arte”.

Artikulli paraprakMBYLLET VOTIMI PER BASHKINE E KOLONJES,PJESMARRJA 49.6%
Artikulli tjetër“WASHINGTON POST”:BUNK’ART2,MUZEU I PERSEKUTIMIT SHQIPTAR