Një 51 vjeçar ka humbur jetën në ujrat e lumit Buna në Shkoder mbrëmjen e së martës. Viktima Ramiz Kuçi ka qënë duke peshkuar në ujrat e këtij lumi kur ka humbur jetën. Në tentative për te mbledhur rrjetat e peshkut ne Bunë, 51 vjecarit nuk ka arritur t’ia dale dot. Kanë qënë peshkatarët e tjerë dhe banorët e zonës që pasi kanë parë trupin e pajetë të 51 vjeçarit, kanë njoftuar policinë e Shkodres e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Mësohet se Kuçi ka qenë në fshatin Zus duke peshkuar kur ka humbur jetën, por trupi është gjetur në fshatin Darragjat të komunës Dajç, i spostuar nga rrjedha. Pas nxjerrjes nga ujrat e Bunës, viktima është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres, ku i është nënshtruar ekspertizës për të zbardhur shkaqet e plota të vdekjes. Do të jetë akt – ekspertiza që do të tregojë nëse viktima ka humbur jetën si pasojë e ndonjë ataku kardiak, apo kanë rreshjet e pasdrekës së të martes në Shkoder që ka krijuar trazimin e ujrave të Bunës duke e bërë të pakontrollueshme situatën për viktimën. Ky është rasti i tretë i mbytjeve të regjistruara në territorin e Shkodrës, ç’ka ngre edhe pikëpyetjen e madhe për sigurinë në këto ujra, të cilat nuk kanë asnjë sistem mbrojtje, apo monitorimi, ndonëse në to gjatë stinës së verës pushojnë gjatë ditës shumë familje Shkodrane.