Shefi i MI5 po paralajmëron se i ashtuquajturi shteti islamik aspiron të kryejë sulme shkatërrimtare dhe më shumë komplekse në evropë, pasi humbi territor në lindjen e mesme.

Drejtori i përgjithshëm i shërbimit britanik, Andrew Parker, do ta përforcojë madje paralajmërimin e tij në një takim të shefave të sigurisë që do të mbahet në Berlin.

Ai ka bërë të ditur ndërkohë se 12 sulme terroriste janë ndaluar në Britaninë e Madhe që pas atij në Westminster në 2017.

Dhe paralajmërimi i Parker vjen pasi një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga një person në Paris, të shtunën. Sulmi u mor përsipër nga shteti islamik.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Parker kishte raportuar se nëntë sulme terroriste ishin parandaluar nga shërbimet e sigurisë dhe policia gjatë 2017.

Ndërsa shifra e rishikuar e të hënës e çon numrin e sulmeve të mbetura në tentativë në Britaninë e Madhe në 25 që nga viti 2013.

Shefi i shërbimit të sigurisë thotë se ai beson tek aftësitë e vendeve për ti luftuar këto kërcënime sepse fuqia e sistemeve tona demokratike, rezistenca e shoqërive dhe vlerave që ne ndajmë me partnerët tanë evropianë, është e pathyeshme.

Ai do të nënvizojë se agjencitë evropiane të zbulimit duhet të bazohen më shumë se kurrë tek ndarja e informacioneve dhe bashkëpunimi.

Parker po ashtu pritet të akuzojë në Berlin edhe Kremlinin për shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury, në Mars.

Artikulli paraprakFARMACISTËT, PROTESTË SOT PARA KRYEMINISTRISË DHE PEZULLIM TË SHËRBIMIT NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërVRANËSIRA DHE RESHJE, SI NIS JAVA NË TERRITORIN SHQIPTAR, LUHATJET E MOTIT