Në një seancë maratonë e cila ka zgjatur rreth 20 orë, Kuvendi ka miratuar kabinetin qeveritar “Rama 2” dhe programin e tij politik.

Seanca maratonë e cila nisi punimet qysh prej orës 9 të mëngjesit të djeshëm i mbylli punimet sot në orën 7. Për programin e qeverisë dhe kabinetin e ri votuan pro 78 deputetë dhe kundër 51, ndërsa 7 deputetë nuk morën pjesë në votim. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci pasi lexoi emrat e rinj te ministrave hapi votimin. Pas miratimit në Kuvend, qeveria Rama 2 pritet të betohet tek Presidenti i Republikës.

Ruçi njoftoi se sot ne oren 18:00 do të zhvilloi takimin me kryetarët e grupeve për të mbajtur seancen e radhës. Në këtë seancë që u hap me fjalën e kryetarit të PD Basha, morën fjalën të gjithë deputetët, duke diskutuar për programin politik të qeverisë Rama 2.