DO TË KËNDOJNË NË SHESHIN PËRPARA BASHKISË KËNGËT MË TË FAMSHME. 30 vite kanë kaluar por ende “Modern Talking’ çmendin botën me këngët e tyre që bënë revolucionin në muzikën pop. Që nga viti 1999 në vend të Thomas Anders dhe Dieter Bohlen performojnë “Modern Talking Reloaded” i përbërë nga Andre Grand dhe Michael Beurich të cilët kanë ardhur në Shkodër për një shoë në sheshin përpara Bashkisë.

Në një intervistë për “Star Plus” tregojnë se si e nisën. (E kemi nisur që në vitin 1999 me një shoë që organizuam në Berlin dhe që atëherë bëjmë këtë punë. Mediat, njerëzit krijuan një interes shumë të madh për ne dhe që nga ajo kohë ne bëjmë shumë koncerte kudo në botë. Ne dimë gjithçka për “Modern Talking”, pra për Thomas Anders dhe Diter Bohlen ndaj e dimë se çfarë njerëzit duan dhe ne jemi gjithnjë pranë tyre duke ruajtur traditën dhe këngët origjinale të grupit). Të pyetur se a është e njëjta muzikë, dy pjesëtarët e këtij grupi thonë se nuk kanë ndryshuar asgjë nga këngët e viteve ’80-’90. (Muzika është e njëjtë, njerëzit e duan sepse janë ata që përbëjnë publikun. Ky publik kërkon këngët origjinale, kërkon të njëjtat siç kanë kënduar “Modern Talking” dhë për këtë ne ua plotësojmë dëshirën. Muzika është bërë e komplikuar sepse ka kompozime elektronike por ka shumë vitë që nuk ka super star të vërtetë sepse vijnë për momentin marrin paratë dhe zhduken. Justin Bieber askush s’do e njohë pas 30 viteve). “Modern Talking Reloaded” tregojnë edhe arsyen se pse ndodhen në Shkodër dhese ky qytet u pëlqen. (Një njeri i këndshëm na ka thirrur për të ardhur në Shkodër. Është e para herë që vijmë në Shqipëri. Është nder për ne që vijmë këtu dhe për këtë jemi shumë të gëzuar. Njerëzit duken të mirë, të sinqertë dhe ne i falenderojmë për pritjen. Shkodra është një qytet shumë interesant. Një qytet aq sa modern po aq edhe historic, këtë nuk e kemi pritur. Do këndojmë në sheshin përpara Bashkisë dhe do jetë një shoë i vërtetë). Në koncertin e orës 20:00 përpara Bashkisë, kandidatja e PD Voltana Ademi do të bëjë një përshëndetje ndërsa këtë festë janë të ftuar të gjithë qytetarët e Shkodrës për të parë nga afër këngët më të famshme të performuara nga “Modern Talking Reloaded”.

Artikulli paraprakPS DENONCON BLERJEN E VOTËS NGA VOLTANA ADEMI
Artikulli tjetërFRD FALENDERON MBËSHTETËSIT, THIRRJE PËR PJESMARRJE NË VOTIME