Paul Allen, i cili bashkë-themeloi Microsoft, ka vdekur 65 vjeç nga komplikimet e kancerit të limfomës.

Ai zbuloi se i’u ishte rikthyer sëmundja dy vite më parë pasi u trajtua më parë në vitin 2009.

Allen tha se mjekët ishin optimistë rreth trajtimit por duket se miliarderi nuk ka arritur ta fitojë betejën.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, tha: “Jam i mërzitur nga ndarja nga jeta i një prej miqve më të vjetër dhe më të dashur … Informatika nuk do të kishte ekzistuar pa atë.”

Biznesmeni ngriti pasurinë e tij së bashku me shokun e shkollës Bill Gates, pasi bashkë-themeluan gjigantin e teknologjisë Microsoft në 1975.

“Ai meritonte shumë më tepër kohë për të jetuar, por kontributet e tij në botën e teknologjisë dhe filantropisë do të vazhdojnë të jetojnë për gjeneratat që do të vijnë,”-tha Gates.

Allen u largua nga kompania në vitin 1983 pas diagnozës së tij të parë me sëmundjen e kancerit të gjakut Hodgkin, por u rikthye për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm me firmën e tij për investime në media dhe komunikim, Vulcan që e ngriti në vitin 1986.

Artikulli paraprakKJO FOSHNJE 5-MUAJSHE KA SHËTITUR NË 50 SHTETE
Artikulli tjetërNISIN PUNIMET NË AKSIN VORË-RINAS-FUSHË KRUJË, JA SI DEVIJOHET TRAFIKU I AUTOMJETEVE